A e dini se cili do të jetë dueli i madh i botës pas zgjedhjes si President të Shteteve të Bashkuara? Nuk do të jetë dueli i heshtur mes Trump dhe Putin, por mes liderit të Shteteve të Bashkuara, Trump dhe liderit global të Surrelit, Rama. Daljet publike të Ramës kundër Trump kanë qenë shumë herë më ekstreme edhe se deklaratat e rivales së tij të fushatës elektorale në Shtetet e Bashkuara. Në intervistat e dhëna për CNN dhe Klan “Kosova”, Rama e ka konsideruar Presidentin e ri amerikan si një fatkeqësi për Amerikën dhe një kërcënim për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”. Kështu është shprehur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Zonën e Debatit në Klan “Kosova” disa javë më parë, kur fushata e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara kishte nisur dhe Trump ishte nominuar si i zgjedhuri i Partisë Republikane.
Rama ka treguar se është lutur që kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mos zgjidhet në këtë post. Ai ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjidhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike.
Rama e ka bërë të qartë se ky nuk ka qenë mendimi i tij si një analist i pavarur, por ka folur si Kryeministër i Shqipërisë, duke rrezikuar realisht tani me qenien në krye të qeverisë marrëdhëniet me partnerin kryesor strategjik të Shqipërisë.
“Trump është një fatkeqësi për Amerikën dhe një kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Mos e dhëntë Zoti që ta zgjedhin President se ky do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Unë nuk e ndaj asnjëherë veten nga vetja sot jam edhe Kryeministër”.
Lideri global nga Surreli ka shkuar edhe më tej kur ka thënë se do të ishte i lumtur që deklaratat e tij poshëruese ndaj Presidentit amerikan të merrnin dhenë. “Do të isha shumë i lumtur që kjo deklaratë të merrte dhenë”, tha Rama në atë intervistë për Klan “Kosova”.
Tani që Trump është zgjedhur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Rama tentoi të lëpijë atë që ka pështyrë përgjatë këtyre muajve duke dërguar një urim kortezie. Në fakt përpara se të dërgonte këtë urim, Rama bojkotoi pritjen e ambasadorit amerikan për shpalljen e fituesit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.
Ajo të cilës Rama i frikësohet tani është një reagim akoma dhe më i ashpër nga Shtetet e Bashkuara. Asnjë kryetar qeverie i asnjë vendi nuk ka ndërmarrë një fushatë të tillë denigruese ndaj Presidentit amerikan si ka bwrw me deklaratat prej të sëmuri psikik të kreu i qeverisë në Shqipëri. Tani pritet reagimi dhe Rama ka arsye përse të frikësohet. “O le le fitoi Trumpi”, këto janë thirrjet që janë dëgjuar që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga Kryeministria.
Rama në CNN: Trump cënim për imazhin e SHBA
CNN: Kryeministri i Shqipërisë thotë se zgjedhja e mundshme si president e kandidatit që kryeson garën e republikanëve do të dëmtonte marrëdhëniet amerikane me këtë vend. Pyes Edi Ramën se përse e tha këtë dhe se çfarë nënkupton ekzaktësisht?
Rama: SHBA është “një qytet i shndritshëm mbi një kodër” për ne, por perspektivat që po dëgjojmë nga Donald Trump janë me të vërtetë shqetësuese dhe po cenojnë realisht atë çka SHBA është në sytë tanë.
CNN: Ju jeni në dijeni, pa dyshim, që kortezia diplomatike zakonisht nënkupton që liderat e huaj nuk komentojnë mbi zgjedhjet në vende të tjera, por duket qartë se ju keni vendosur që kjo çështje është aq e rëndësishme sa që e tejkalon këtë protokoll…
Rama: Nuk komentova mbi zgjedhjet. Unë thjesht thashë diçka që kuptoj, pastaj nuk jam as i pari dhe as i vetmi që e thotë. Udhëheqës të tjerë në Europë kanë shprehur të njëjtat shqetësime, pasi SHBA-të janë vend lider dhe shumë të rëndësishme për të përkitur vetëm vetes së tyre. SHBA është në sytë tanë një lider botëror, që ne e ndjekim si një shembull vërtet frymëzues dhe ky shembull frymëzues është ngritur mbi vlera dhe parime për të cilat Amerika ka luftuar dhe që e kanë bërë Amerikën të madhe.
CNN: Nëse do të ndodhë që Donald Trump të fitojë emërimin e Partisë Republikane, atëherë do të bëhet shumë më e ndërlikuar për të gjithë ata që kanë shprehur këtë frikë?
Rama: Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme. Gjithashtu, shpresoj që ndërkohë ai të jetë në gjendje të mësojë më shumë mbi botën, të mësojë më shumë mbi myslimanët, të mësojë më shumë se si ka shumë njerëz, që pavarësisht besimit apo etnisë së tyre, jetojnë me krenari me vlerat që Amerika përfaqëson dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit të fëmijëve të tyre, në luftërat që bëjnë përkrah Amerikës.
A.SHAHINI