O me Oligarkët, o me Popullin! Banorët e Bërxullës protestojnë!

Banorët e Bërxullës në Bashkinë Vorë kanë dalë në protestë sepse sikurse deklarojnë, shteti ka 7 muaj që nuk ju përgjigjet. Ata preken nga segmenti i rrugës Thumanë-Kashar, segment i përfolue si i faturuar disa herë mbi vlerën reale. Përveçse shpronësim me faturë financiare, kjo ngjarje prej edhe botëkuptimin politik, sepse prej saj shtrohet pyetja: Shteti shqiptar, a duhet tu shërbejë disa Oligarkëve me të cilët qeveria dhe segmente të maskuara si opozitarë ndajnë paratë, apo duhet t’i shërbejë popullit, interesave të njerëzve, pronës dhe hakut të tyre? Partia Demokratike nuk është e kapur nga Oligarkët, PD është parti e cila mban krahun e popullit, mban anën e njerëzve dhe mbron interesat kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve.

Artikulli paraprakKanalet e fshehta të Berishës me Amerikën!
Artikulli tjetërA është Ilir Meta i infiltruari i Ramës?