Profesoresha e historisë dhe studiuesja e njohur, Enriketa Papa, nëpërmjet një reagimi në facebook, shkruan se fushata e 2025 do të jetë surprizë novatore në marketingun elektoral. Ajo shprehet më tej se në 20 sekonda të një reel-i “O Rame ku i ke shokët?” zbërthehet i gjithë thelbi i korrupsionit qeveritar pa i mërzitur njerëzit.
Më poshtë reagimi i plotë:
Për “disa”, Lul 7×7=313 nuk u pëlqen, madje kanë kritika si përherë, se si nga Lul holandezi u shndërrua në Lul TikToku.
Këto “akademikë” bezdisen që më 2025 të rinjtë & votuesit s’kanë durim të lexojnë 100 fq. program politik, as të dëgjojnë 60 minuta argumentime politike televizive, pale konferenca shtypi të përditshme të një 80-vjeçari. “Ncncnc, nuk bëhet më, nuk bëhet!”
Por fushata e 2025 do të jetë fushatë surprizë dhe novatore në marketingun elektoral. Qëllimi për të peshkuar ata që nuk kanë votuar ose votojnë për herë të parë, kërkon që në periudhën e AI-së t’i përshtatet politika elektoratit, jo elektorati asaj.
Ndaj, 20 sekonda të një reel-i “O Ramë, ku i ke shokët?” zbërthen thelbin e korrupsionit qeveritar pa i mërzitur njerëzit. Përkundrazi.