Momenti i rrëzimit të urës në Gjenova po bën xhiron e webit. Në video dëgjohet një person që ulëret i shokuar nga ajo cfarë po sheh: O Zot! O Zot!
Videoja tregon si rrëzohet një pjesë e strukturës së urës. Ndërkohë një video tjetër tregon dhjetra makina të dëmtuara poshtë urës.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme dhe si pasojç u shkaktuan 11 viktima, por ende nuk ka një bilanc të qartë të numrit të viktimave e të plagosurve të përfshirë në këtë ngjarje tragjike.
Imazhet janë dramatike. “Dimensionet e kësaj tragjedie janë epokale. Dhjetra viktima që udhëtonin mbi këtë urë apo që kanë bmettur mbi gërmadhat e saj”, ka deklaruar Francesco Bermano drejtori i qëndrës së ndihmës së shpejtë të Gjenovas. “Të gjitha spitalet e Gjenovas, Lombardisë dhe Piemontes janë në dispozicion të kësaj tragjedie. Sukadrat e shpëimit po punojnë në vendngjarje”.
Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Gjenovas ishte i përshirë nga një mot i keq reshjesh të forta shiu.
Mediat italiane informojnë se dy persona janë shpëtuar të gjallë nga gërmadhat e urës.