Obama: Ai ishte në krah të Martin Luther King dhe Mandelës

Presidenti amerikan Barack Obama, i bëri dje një homazh prekës boksierit legjendë, Mohamed Ali, që vdiq të premten, duke përshëndetur një njeri që tronditi botën dhe ka luftuar për atë që ishte e drejtë

“Është lufta e tij jashtë ringut që i kushtoi titullin dhe i solli shumë armiq. Por, Ali qëndroi fortë”, theksoi presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA-së, duke folur për implikimin e “The Greatest” në luftën për të drejtat civile.
“Ai ishte në krahë të (Martin Luther) King dhe (Nelson) Mandela, ai u ngrit kur ishte e vështirë, ai foli kur të tjerët nuk e bënin”, vazhdoi Obama, raporton AFP.
Duke theksuar se, ende ruante një palë doreza boksi dhe një foto të tijën në studion e vet personale, në krahë të Zyrës Ovale, Presidenti amerikan përshëndeti trajektoren jashtë norme të të riut Cassius Clay dhe rrugëtimin e tij shpirtëror që e dërgoi drejt Islamit.
“Mohamed Ali tronditi botën. Dhe kjo ishte një gjë e mirë për gjithë botën. Dhe për të gjithë ne”, përfundoi Presidenti amerikan, duke theksuar ngushëllimet e tij për familjen e këtij boksieri legjendë.

Artikulli paraprakPse nuk lejoi që ylli i tij të vendosej në tokë?
Artikulli tjetërReagimet e botës së futbollit