
Numri i rasteve me koronavirus në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë është dyfishuar gjatë dy javëve të fundit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi një valë të re të infektimeve me COVID, në Europën Lindore, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore që të përmirësojnë fushatën e vaksinimit.
“Një valë e re e pandemisë së koronavirusit po përhapet drejt Evropës Lindore”, bëri me dije OBSH.
OBSH, theksoi nevojën e vazhdueshme zhvillimin e testeve të shpejta dhe përdorimin e maskës.
“Përballë valës Omicron dhe deltës që ende qarkullon gjerësisht në lindje, kjo situatë shqetësuese nuk është koha e duhur për të marrë masat që ne e dimë se punojnë për të reduktuar përhapjen e virusit,” tha Hans Kluge, drejtori Rajonal i OBSH -së për Evropën.