OBSH nis hetimin për origjinën e koronavirusit në Wuhan, priten pengesa nga Kina

Staff members in protective suits stand guard next to a bus before the expected arrival of a World Health Organisation (WHO) team tasked with investigating the origins of the coronavirus disease (COVID-19) pandemic, at Wuhan Tianhe International Airport in Wuhan, Hubei province, China January 14, 2021. REUTERS/Thomas Peter

Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka mbërritur më në fund në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit, më shumë se një vit pas shfaqjes së tij.

Daily Mail shkruan se ekziston frika se Kina do të përpiqet që të pengojë këto hetimet.

10 shkencëtarët e OBSH do të karantinohen për dy javë para se të nisin punën e tyre.

Megjithatë, gazeta shkruan se ekipi pritet të hetojë vetëm tregun e lagësht, prej nga mendohet se e ka origjinën virusi.

Por ata nuk do të hetojnë laboratorin në Wuhan.

Prej kohësh politika dhe media perëndimore kanë hedhur dyshime se virusi ka rrjedhur nga laboratori.

Një ditë më parë u bë e ditur se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të bëjë deklarata bombastike në lidhje me origjinën e virusit.

Sipas medieve, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo do të deklarojë se virusi është rritur në laboratorin në Wuhan dhe ka rrjedhur prej andej.

Exit mobile version