OBSH: Një e treta e popullsisë së botës në rrezik të sëmundjeve për shkak të mungesës së aktivitetit fizik

Pothuajse një e treta, ose 31 për qind, e të rriturve në mbarë botën, që është rreth 1.8 miliardë njerëz, janë në rrezik të sëmundjeve për shkak të aktivitetit të pamjaftueshëm fizik, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH paralajmëroi se të dhënat e fundit tregojnë një tendencë shqetësuese të pasivitetit fizik tek të rriturit, i cili është rritur me rreth pesë për qind midis 2010 dhe 2022.

Nëse ky trend vazhdon, parashikohet që përqindja e popullsisë me mungesë të aktivitetit fizik do të rritet në 35 për qind deri në vitin 2030.

Artikulli paraprakTaksistët e Tiranës dalin në protestë, kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe respektim të tarifave në shërbim
Artikulli tjetërNevojat për ilaçe në QSUT ishin 3-4 herë më të larta se realiteti! Si po keqmenaxhohet spitali më i madh në vend