ODHIR: Bindja e Patozit e paligjshme në zgjedhje…

Bindja Demokratike është parti e regjistruar në kundërshtim me ligjin për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ky është konkluzioni i raportit paraprak të misionit të vëzhgimit të zgjidhjeve të OSBE-ODIHR-it.

Raporti kritikoi interpretimin e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rastin e regjistrimit të Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit. ODIHR ka arritur në përfundimin se Bindja Demokratike nuk përmbushte kushtet ligjore për të qënë subjekt zgjedhor:

“KQZ-ja e interpretoi ligjin në një mënyrë tejet të gjerë dhe, ndonjëherë jokonsistente, duke cenuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Bindjen Demokratike (BD) si subjekt zgjedhor më 27 prill, ndonëse kjo e fundit ishte regjistruar si parti politike vetëm më 25 prill me një vendim gjykate që mori formë të prerë më 10 maj. Përveç kësaj, KQZ-ja nuk i kërkoi partisë së saporegjistruar, Bindjes Demokratike, të mblidhte firma mbështetëse, duke e shpërfillur kërkesën për periudhën gjashtë-mujore”, shkruhet në raport.

Exit mobile version