Barcelona është duke e përgatitur ofertën më të fundit për Neymarin, në të cilët do të përfshihet edhe ylli francez Ousmane Dembele.
Derisa afati kalimtar i verës do të mbyllet më 2 shtator, saga Neymar është afër të zgjidhet pasi thuhet se edhe vetë braziliani po e kërkon me ngulm largimin nga Paris Saint-Germaini.
Kampioni spanjoll është duke kërkuar ta gjejë një mënyrë për ta kthyer brazilianin në Camp Nou, duke përfshirë lojtarë në ofertë, veçanërisht Dembelen.
Deri tani, PSG-ja i ka refuzuar ofertat e Barçës që përfshinin disa lojtarë, si Ivan Rakitic.
Kampioni francez nuk dëshiron ta lëshojë Neymarin për më pak se 222 milionë euro, aq sa pagoi për t’ia rrëmbyer atë Barçës më 2017.