Oficerët dhe nënoficerët turq, të cilët pas puçit të dështuar në Turqi kanë ikur me helikopter për në Greqi kanë mohuar para gjykatës se kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.
Tre nga tetë të akuzuarit kanë dëshmuar para gjykatës se nuk kanë qenë në dijeni për tentim grusht shteti.
Siç kanë deklaruar, nga ta është kërkuar që me helikopterë ushtarakë t’i bartin të plagosurit kur në ta është gjuajtur nga policia.
Nga njësia e tyre janë sugjeruar që mos të kthehen në bazë sepse situata është shumë e rrezikshme.
Pas fluturimeve nëpër disa lokacione ata kanë vendosur që të ikin në Greqi.
Oficerët turq akuzohen për kalim ilegal të kufijve shtetërorë.
Tetë ushtarë- dy majorë, katër kapitenë dhe dy rreshterë janë arrestuar të shtunën (16 korrik), pasi me helikopter ushtarak ateruan në aeroportin në Aleksandropolis duke i arrestuar. Me arritjen e tyre në Greqi ata menjëherë kanë kërkuar azil politik.