Oficeri denoncon skandalin: Prokuroria nuk dërgoi në Itali kampionët e zërit të Agron Xhafajt, por të një personi tjetër

Një oficer i Policisë Gjyqësore, ka zbardhur manipulimin e provave të videopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Oficeri i Policisë Gjyqësore i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku I shkruan se, kampionët e zërit që janë nisur drejt Italisë, nuk janë të Agron/Geron Xhafajt, por të një personi tjetër. Oficeri shkruan se manipulimi është bërë nga Prokuroria e Tiranës sepse aty kanë pas akses, dhe jo te Krimet e Rënda.
Postimi Berishës në Facebook
OPGJ dixhital denoncon:
Mashtrimin e prokurorise se Tiranes me urdher te Edvinit per zerin e Geron Xhafes!?
Asnje autoritet zyrtar italian nuk ka marre persiper ekspertizen!
Don Agaçio sekretari i pergjithshem i mafies shteterore po merret me kete afere! sb
“Pershendetje Dr jam OPGj ne prokurorine e Tiranes po ju njoftoj se
koleg te mij thone qe kane fute dike tjeter per kampionin e zerit dhe nuk eshte e Agronit.
Eshte dhene tek prokuroria e Tiranes sepse aty kane pas akses, dhe jo te Krimet e Renda. Perveç kesaj moshtrijne se asnje marrveshje apo marrje persiper per ekspertize nga organet italiane nuk egziston por Don Agaçio dhe dhe avikati Visha qe ka nje jave qe rrine ne Rome per te rregulluar ekspertizen fallco te klientit te tij,anonim ju lutem doktor se me iken koka!”

Artikulli paraprakBerisha: Shtatë arsyet e bllokimit të negociatave nga Rama
Artikulli tjetërReagimi i ish-Presidentit: E keqja ka kapur fundin, të ngrihemi të bashkuar!