“Oficeri” i Habilajve emërohet shef komisariati për t’i shërbyer…

Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, i cili sot ndodhet në azil politik në Zvicër, ka denoncuar një tjetër skandal në Policinë e Shtetit, ku tregon se si në krye të komisariateve vendosen bashkëpunëtorë të krimit.

Në postimin e tij në Facebook, Zagani shkruan se, në krye të policisë në Skrapar është vendosur Ermal Lulaj, i cili është i akuzuar si oficer që ka qenë në shërbim të bandës së Habiljave në Vlorë.

Sipas Zaganit ky është standardi i Rilindjes dhe vettingu që po bëhet sot në polici.

Postimi i Zaganit

Vetingu ne Polici si “ligj”i mafies kunder ligjit.

Gjithmone ka pasur dhe lidhje te “fshehte” nga disa drejtues te policise me trafikante te famshem, por sot me “Policine qe duam” e cila u “reformua” ndjeshem nga Rilindja me grupin e Sajes, te ashtequajturit “Bravo Çuna” e ka kriter baze te ecjes ne kariere lidhjen dhe mbeshtetjen nga krimi i organizuar e kryesisht nga trafikantet e fuqishem te droges.

Nje rast te tille e citova para disa ditesh ku nje oficer i vene dikur ne sherbim te Habileve ne Vlore, sot edhe me vetingun e famshem na eshte emeruar shef Komosariati…dhe ku pa, ne Skrapar ku perflitet se rilindja ka nje mire organizim sa i perket kultivimit te kanabisit. Ne fakt kjo e “justifikon” plotesisht emerimin shef te Ermal Lulaj ne ate detyre…sepse se pari eshte nje sherbetor perfekt i krimit te organizuar.

Se dyti eshte nje lepires klasi ndaj te forteve me pushtet, si dhe ka dhene prova qe eshte i besuar ne radhet e narkotrafikanteve, jo vetem me lidhjen e tije ne sherbim te Habileve qe une e provoj si deshmitar okular, por nese dikush do ta vertetoje e gjen edhe lidhjen e tije me eskobarin e famshem te Sarandes(Klement Balilin),kur ishte shefi antidroges ne Vlore dhe mbulonte ne ate sherbim edhe Saranden.

Perfundimisht po te analizojm pak “arrestimin” e Balilit me makinen e vete shefit te madh, kupton sa e thjeshte edhe pse njerez si ky Ermali bejn karriere ne Polici, dhe firma e te njejtit shef i madh emeron shef komisariati nje polic ordiner si Ermali.

Ne fillim kur ma thane miq qe e njohin mire situaten dhe personat ,mu duk si afere e madhe per Ermal skuthin e policise…por une jam polic dhe kur ka tre indicie,e verifikoj informacionin e marre qe nga burime te sigurta mu konfirmua sa po them.

Perfundimisht VETING ne polici…qe mua me ngjan me shume si pafytyrsi e pafuqishmerise se ligjit per te vepruar ngaj krimit ne pushtet.

tahiri habilaj

Exit mobile version