Ofroi 5 mijë USD për t’i shkulur flokët Hillarisë, prokurorët kërkojnë 15 vjet burg për Shkrelin

Prokurorët amerikanë thanë të martën se ish-drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Turing Pharmaceuticals”, Martin Shkreli, duhet të dënohet me 15 vjet burg.
Ata argumentojnë se një dënim i tillë, Shkrelit duhet t’i jepet për mashtrim dhe mungesë keqardhjeje e respekti për ligjin. Kërkesa e Departamentit të Drejtësisë vjen 3 ditë para vendimit të pritshëm të gjykatës.
Prokurorët e quajnë Shkrelin “një njeri që qëndron para trupit gjykues pa treguar asnjë keqardhje dhe pendim, një njeri që ka zgjedhur me ndërgjegje të plotë për të vendosur përfitimin personal dhe kultivimin e imazhit të vet në publik para gjithçkaje, një njeri që beson se përfitimi justifikon çdo mjet”.
Shkreli u bë i njohur në mbarë SHBA-të, kur vendosi rritjen e çmimit të ilaçit Daraprim me 5000% në vitin 2015, kur drejtonte “Turing Pharmaceuticals”. Ai është në burg që prej shtatorit, kur gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij për lirim me kusht.
Ai është arrestuar pasi u ofroi ndjekësve të tij në rrjetet sociale 5 mijë dollarë nëse i shkulnin flokët ish-kandidates për presidente, Hillary Clinton.

Exit mobile version