OKB: E pasigurt që termocentrali në Zaporizhzhia të rifillojë punën

“Nuk është e sigurt që termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia të rifillojë punën për sa kohë që lufta rreth tij të jetë e ndezur”, tha shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.

Bëhet e ditur se Grossi ka mbajtur një takim me Rusinë në lidhje me këtë çështje, përfshirë edhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo pasi gjashtë reaktorët e termocentralit janë mbyllur për arsye sigurie me rekomandimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), shkruan skynews.

“Ata nuk po planifikojnë të çaktizivojnë këtë termocentral bërthamor. Pra, kjo është ajo që po nxit nevojën për të diskutuar”, tha Grossi.

Artikulli paraprak“Jo vetëm Broja e Asani, të gjithë janë gati”- Silvinjo pas fitores: Për fat të keq nuk na lejonte UEFA që…
Artikulli tjetërLala: Çdo person i përmendur në dokumentarin e Rai 3 duhet të hetohet nga prokuroria