OKB ngre alarmin: 14.000 foshnje mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme nëse nuk marrin ndihmë

Shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, thotë se 14.000 foshnje mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme nëse nuk u dërgohen më shumë ndihma.

 

“Dua të shpëtoj sa më shumë që të jetë e mundur nga këto 14,000 foshnje në 48 orët e ardhshme”, thotë ai për BBC.

Fletcher thekson se “ne duhet ta përmbytim Rripin e Gazës me ndihma humanitare”.

“Është një shifër krejtësisht e frikshme”, deklaroi ai, duke shtuar se: “Por kjo është ajo që bëjmë, ne vazhdojmë. Do të jetë frustruese, do të pengohemi dhe do të përballemi me rreziqe të mëdha. Por nuk shoh një ide më të mirë për të dërguar ushqimin tek foshnjat.”

Artikulli paraprakE BUJSHME/ Agjenti shqiptar i propozon Milanit trajnerin e ri, një kampion Europe për pankinën kuqezi
Artikulli tjetër“Omerta” vihet në zbatim/ Pas kërcënimit të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ për pamjet filmike