OKB: Predhat izraelite vranë 10 persona në një kamp refugjatësh

Të paktën 10 persona raportohet se janë vrarë pasi predhat izraelite goditën një qendër të shpërndarjes së ushqimeve në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, ku tanket dhe trupat izraelite po vazhdojnë një ofensivë tokësore, raporton “BBC”.

 

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) tha se predhat goditën brenda dhe jashtë qendrës të hënën në mëngjes, ndërsa njerëzit e uritur po përpiqeshin të merrnin ushqime.

Ushtria izraelite tha se po e shqyrtonte incidentin, duke shtuar se operon “vetëm kundër objektivave terroriste”.

Artikulli paraprakShoqata e të Verbërve marshim sensibilizues në Tiranë, mesazhin që duan të transmetojnë
Artikulli tjetërPunonjësi i Gardës tentoi t’i jepte fund jetës, policia jep detaje: 37-vjeçari qëlloi veten me armë në banesë