OKB: Shqiptarët luftojnë më kafshatën, një e treta e popullisë ka pasiguri ushqimore

Shqipëria e bumit turistik dhe zhvillimeve të vrullshme që propagandon qeveria, ka një problem madhor. Populli vuan për bukë.

Organzata e Kombeve të Bashkuara raportoi se një e treta e popullsisë shqiptare ka pasiguri ushqimore. Shifra është bërë publike nga një raport i FAO-s, i cili e vendos Shqipërinë si vendin me problematik në Europë, ku një pjesë shumë e madhe e popullsisë e ka të vështirë të sigurojë ushqim.

pasiguria

Sipas raportit, në periudhën 2021-2023, plot 32.2 për qind e familjeve shqiptare vuajnë nga pasiguria e moderuar ushqimore, e shkëputur me diferencë të theksuar nga vendet e tjera.

Sipas FAO-s, në vendin e dytë renditet Maqedonia e Veriut, ku familjet që kanë pasiguri të moderuar ushqimore zënë 20.2 për qind të popullsisë totale, ndërsa në vendin e tretë dhe të katër renditen respektivisht Bosnja dhe Serbia me 13.3 dhe 13 për qind.

Situata e përmbushjes së nevojave ushqimore rezulton problematike edhe në pjesën e ekstremit. Sipas FAO-s, mbi 8.2 për qind e popullsisë shqiptare vuan nga pasiguria e rëndë ushqimore, kur në të gjitha vendet e tjera kjo shifër rezulton më poshte se 4 për qind minimalisht.

 

Exit mobile version