OKB: Situatë “apokaliptike” në Gaza, njerëzit nuk kanë vend të sigurt për t’u strehuar

Zyrtarët e lartë në Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë për një situatë “apokaliptike” në Gazën e shkatërruar nga lufta, ku “nuk ka vend të sigurt për të shkuar” për civilët, pasi lufta e Izraelit me Hamasin po përhapet në jug, ku shumë prej tyre kishin kërkuar më parë strehim.

“Sa herë që mendojmë se gjërat nuk mund të bëhen më apokaliptike në Gaza, ato ndodhin”, ka thënë Martin Griffiths, zyrtari më i lartë i ndihmës emergjente të OKB-së, në një deklaratë të hënën, shkruan CNN. “Njerëzit janë urdhëruar të lëvizin përsëri,… të detyruar të bëjnë një zgjedhje tjetër të vështirë, pas tjetrës”, tha ai. “Një mospërfillje e tillë flagrante për njerëzimin duhet të ndalet”, shtoi ai.

Ndërkohë, numri i civilëve që po vriten në Gaza “po rritet me shpejtësi”, tha kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA). Të paktën 15,899 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, duke përfshirë më shumë se 375 në 24 orët e mëparshme, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Exit mobile version