Okulistët japin alarmin: 40 për qind e fëmijëve kanë probleme me shikimin, shkak pajisjet teknologjike

Përdorimi i pajisjeve teknologjike për një kohë të gjatë po dëmton shikimin e fëmijëve.

Okulistët japin alarmin se nga depistimet që po kryhen në shkolla tek fëmijët e klasave të para, është vërejtur se një pjesë e madhe kanë dëmtim të shikimit.

Edhe në praktikën e përditshme mjekët okulistë thonë se myopia po haset më së shumti.

“Myopia është ajo që ka një rritje që është e dukshme, sepse janë pajisjet digjitale ato që krijojnë problem me shikimin larg. Dhe gjatë depistimit shumica e fëmijëve që janë testuar kanë dalë me problem me miopinë”, Rubin Topi, okulist.

Studimet kanë faktuar se dëmet nga qëndrimi për orë të tëra përpara ekraneve, qofshin këto smartfonë apo kompjuter, janë të shumanshme.

Dhe në këto kushte ekspertët këshillojnë që të evitohet përdorimi i pajisjeve teknologjike.

Artikulli paraprak“Donin të sillnin Nusr-etin për 6 milionë euro”/ Artan Hoxha: Dubai parajsë fiskale dhe penale, bosët shqiptarë me kompani qindra milionë euro!
Artikulli tjetërSi vriteshin në periferi të Tiranës të burgosurit! Rrëfimi i ish-policit: Në pushkatim ishte edhe prokurori! Ekzekutorët s’e dinin kë do të qëllonin