Olaf Scholz dhe Donald Trump bien dakord: Lufta në Ukrainë po vazhdon shumë gjatë

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz pati një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, e cila iu kushtua “sfidave të politikës së sigurisë në Evropë”.

 

Këtë e ka konfirmuar Steffen Hebestreit, zëdhënës i qeverisë gjermane.

Të dy palët “ranë dakord se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe se është thelbësore të lëvizin sa më shpejt që të jetë e mundur drejt një paqeje të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme”.

Në të njëjtën kohë, Scholz konfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Gjatë fushatës, presidenti i zgjedhur amerikan premtoi t’i jepte fund luftës në Ukrainë “në 24 orë”.

Artikulli paraprak“Goli olimpik nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë”, Asllani pas duelit të Kupës: Të gjithë titullarë, por rëndësi ka grupi
Artikulli tjetërKosova vuan prej emigracionit masiv, në 13 vite ka humbur 12% të popullsisë