Oligarkët paguan Ramën për të emëruar ministrat, Basha: I çmenduri poston foto lakuriq

Kryetari i PD, Basha ka denoncuar në Parlament pazaret me ndryshimin e emrave në qeveri. Basha ka bërë public për herë të parë kulisat që kanë sjellë në qeveri emrat e ministrave të rinj. Basha ka thënë se socialistët nuk i njohin ministrant e rinj sepse ata janë sjellë në qeveri nga oligarkët. “Janë ata që kanë paguar që të jenë këta në qeveri”, tha Basha.
Deklarata e Bashës për të përzgjedhurit e oligarkëve në qeveri
Kush janë këta? Nga i mori? Nga i nxori? Për çfarë i nxori?
Zonja, anëtare të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta njerëz? A ju përfaqësojnë ju? Apo përfaqësojnë vetëm xhepat, kontot bankare dhe paktet e zeza të Edi Ramës me një grusht oligarkësh? Ata i kanë miratuar. Ata ja kanë sjellë. Pazaret e milionave. 20 milionë euro kilometri te Unaza.
Këta jua kanë sjellë, që ky të vazhdojë të firmosë për çdo gjë, pa e penguar njeri.
Në fakt atë bëntë edhe më përpara, por këta kishin njëfarë profile politik, kanë bërë beteja politike, kanë ndjekësit e tyre. Padyshim treçereku i tyre duhet të shkojnë për ndjekje penale, ska diskutim. Dhe pot ë shkojnë për ndjekje penale në një drejtësi të pakapur, e dinë mirë se çfarë i pret, por kjo është një çështje tjetër, mos ti konfondojmë të gjitha bashkë.

Janë njerëz që vinin nga një profil politik, por prapë së prapë ky i merrte vendimet. E hoqën dhe fasadën, nuk kanë më nevojë për fasadë!
E kuptoni ku ka ardhur apo jo arroganca e një të çmenduri që e pikturon veten e vet lakuriq në instagram? E kuptoni?!
Vendi është në duart e një të marri, të vërbuar nga urrejtja për popullin!
Të krimbur nga paraja që u ka marrë njerëzve!
Të çmendur nga arroganca e pafre!
Të dalë binarësh, pasi ka shkelur themelin e Demokracisë europiane: ndarjen dhe kontrollin e pushteteve!
Ja, ky është fundi i rrugës, i gjithë autokratëve zhytur në krim dhe korrupsion. Humbasin çdo sens mase!
Shikojini edhe njëherë zonja të nderuara: A i njihni cilat janë emrat e tyre? Zero! Zero!
Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por i ra fasada dhe doli si Enver Hoxha, edhe kryeministër edhe ministër i jashtëm.
Nivelin e kabinetit të Surrelit e ka të nivelit të Enver Hoxhës, Lenka Çukos dhe të Pali Miskës. Apo jo? Kështu e ka.
Asgjë e mirë natyrisht nuk mund të vijë nga kjo. Faturën për këtë vazhduan ta paguajë populli. E paguajnë studentët, e paguajnë pensionistët, sipërmarrja e vogël, të papunët, shtresa emesme, pronarët, ish-të përndjekur.
Vendi sot është në emergjencë kombëtare!

Exit mobile version