Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!

Nga Azgan Haklaj

Eshtë trishtues po aq sa dhe irritues fakti sesi duke menduar t’i adaptojnë për mbijetesën e tyre poliko-ekonomike rrethanat e reja gjeopolitike botërore, ustallarët e politikës së vjetër në Shqipëri Berisha -Rama po luajnë aktualisht.
Thënje e kundërthënje brenda një dite, retorikë e kakofoni diverse pa bosht dhe jashtë kontekstit, kjo është tabloja e pështjellimit dhe alarmit në çerdhen e çakejve politikë të Tiranës.
E gjithë kjo fotografi surealiste e establishmentit të vjetër në thelb ka vetëm një qëllim përbashkues:
Të krijojë te elektorati shqiptar dhe faktori ndërkombëtar idenë se ky vend nuk ka dhe nuk mund të prodhojë alternativa të reja, ndaj duhet pranuar ky realitet politik i ndarjes dhe per 4 vite të tjera i pushtetit midis tyre.
Këtë filozofi e praktikë 34 vjeçare e cila shpopulloi Shqipërinë, vodhi e rrënoi ekonominë dhe autokratizoi demokracinë, dy kalifët politikë po e shoqërojnë jo vetëm me propagandë por dhe me investime të paligjshme marramendëse elektorale në vend dhe në të katër anët e globit.
Eshtë e pafalshme që institucionet shtetërore e ligjore të këtij vendi që përtendon të integrohet në BE nuk survejojnë dhe as parandalojnë këto shuma marramendese që janë hapatzi në sherbim të sulltanërisë politike Berisha-Rama-Meta.
I vetmi institucion kushtetues i cili jo pa arsye sot gezon reputacion e besim masiv qytetar, që po guxon përballjen me këtë establishment është SPAK dhe GJKKO.
Kjo ka alarmuar dhe ka ndezur sinjalin “SOS” në koliben politike të çakejve të korrupsionit.
Edi Rama po përbetohet se do ta ngrijë, Sali Berisha me egërsi thotë se do e shkrijë, ndërsa Ilir Meta do ta thyej në mes…!
Hajduti tjetër makut Erjon Velija nga qelia intimidon, linçon e kërcënon gjyqtarë e prokurorë të republikës.
Pra nuk është në rrezik prej tyre vetëm drejtësia por republika dhe demokracia.
Atëhere ç’farë tjetër ka në pamje të parë si alternativë për shqiptarët përveç nënshtrimit apo indiferentizmit e largimit?
Natyrisht që ka e do të ngjasë.
Historia e diktaturave e autokracive dhe neodiktaturave ka shembuj plot.
Ato duhen të rrëzohen që të mos ngrihen, ripërsëriten dhe riciklohen.
Ky mision me votë ju takon shqiptarëve por ligjërisht sot i takon prokurorisë dhe gjykatave speciale që fale Zotit janë organe kushtetuese.
Eshtë sfida më e madhe e tyre për të çliruar demokracinë dhe varrosur përgjithmonë korrupsionin qeveritar dhe autokracinë.
Si demokrat por dhe juridikisht nuk jam për diktaturë apo republikë prokurorësh por është rast unik në botë që një bandë e diskretituar horrash politikë të mbajnë peng një vend në zemër të kontinentit me demokratik në glob.
Ju siguroj se nuk ka e nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri me këtë çetë politike horrash që konkurojnë jo me kolateral e alternativa politike por me banda e para krimi.
Eshtë koha e fundit që vendi të shkojë në një qeveri totalisht teknike e cila me akte administrative të mundësojë lirinë e votës e të zgjedhjeve demokratike.
Në të kundërt do të përballemi me një situatë post- elektorale të paimagjinueshme deri në trishtim e kaos kombëtar ç’ka do të ishte nënshtrim ndaj skenarit ugurzi serbo-sllav në Ballkan.
Presioni djallëzor që po ushtron politika e vjetër oligarkiko-ekonomike megjithëse në aparencë potencial në fakt është klithmë e kafshës së plagosur.
Nëse ata sot mendojnë t’i mbushin mendjen shqiptarëve se janë qendra e botës duke ngulur “shkopin e Nastradinit” është vegim….!
Bota po ecën shpejt dhe udha e tyre drejt greminës është pa kthim.

Artikulli paraprakMijëra vetë në protestat antiqeveritare në Serbi
Artikulli tjetërPas tensioneve mes Trump dhe Zelensky, udhëheqësit evropianë mblidhen në Londër për të biseduar për Ukrainën