Oligarku që gllabëroi 32 miliardë lekë në 5 vjet nga paratë e taksapaguesve dhe është pro taksës në Rrugën e Kombit

Ky në foto është Safet Gjici. Tipiku i një oligarku të majmur në 5 vite me një pasuri përrallore prej 32 miliardë lekësh. Të gjitha paratë të përfituara nga tenderat publikë të qeverisë dhe pushtetit. Janë paratë e taksapaguesve që e kanë bërë ish-mundësin miliarder.
“Oligarkun 5-vjeçar e bren shumë shqetësimi mbi fatin e burimit që e ka majmur me 32 miliard lekë (30 milion $) në 5 vite.
Forcën e argumentit e ka mahnitëse, aq sa ka mahnitëse aftesinë për të fshehur se, të dyja shoqeritë, me të cilat merr pjesë në të njëjtët tendera, janë në zotërim të tij”, thuhet në një postim të shkurtër të drejtueses të Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku.
Ky oligark që është një shembull më vete për nga mënyra se si është pasuruar duke bërë një pasuri prej 30 milionë eurosh me paratë e qytetarëve del hapur dhe publikisht në favir të taksës së qeverisë në Rrugën e Kombit. E çfarë janë 10 euro për këtë oligark të cilit Rama i ka dhënë 32 miliardë lekë?
Kompania e tij ka 254 transsaksione vetëm me Drejtorinë e Policisë në një vit dhe shuma e përfituar prej tyre është rreth 1.4 miliardë lekë.

Gjici, 8 miliardë lekë tendera në dy vite
Safet Gjici, kandidati i PS për Bashkinë e Kamzës në zgjedhjet e kaluara vendore dhe njëkohësisht pronar i dy kompanive “Eurigjici Security” dhe “Kevin Construction” është në krye të listës së përfituesve të tenderave qindra milionësh nga pushteti i Ramës. Nga një investigim i thjeshtë në portalin Open Data, rezulton se vetëm përmes një kompanie, asaj të ndërtimit, “Kevin Construction”, Gjici brenda këtyre dy viteve ka përfituar një shumë stratosferike prej afro 8 miliardë lekësh. Konkretisht, në vitin 2014, kompania e Gjicit, “Kevin Construction” ka përfituar 328,868,569.00 lekë ose 3.3 miliardë lekë të vjetra. Ndërsa për vitin 2015, e njëjta kompani ka përfituar 266,771,273.44 lekë tendera ose rreth 2.7 miliardë lekë të vjetra. Nga ana tjetër, Gjici ka përfituar tendera qindra milionësh me kompaninë tjetër të tij, Eurogjici. Brenda dy viteve, përmes kompanisë Eurogjici Security, Gjici ka zhvatur edhe dy miliardë lekë të tjera. Konkretisht, në vitin 2014, Eurogjici ka fituar 80,400,714, pra 800 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që gjatë këtij viti, Eurogjici ka përfituar plot 1 miliard lekë (101,525,562). Pra, në total me të dyja kompanitë e tij, Gjici brenda këtyre dy viteve ka marë nga Rama rreth 8 miliardë lekë tendera. Rama e ka përdorur Gjicin prej kohësh për financimin e fushatave zgjedhore dhe blerje votash derisa në zgjedhjet e kaluara vendore e bëri edhe kandidat të PS për Bashkinë e Kamzës. Nuk janë të pakta rastet e denoncuara për Gjicin për blerje votash, ku tashmë Rama këtë shërbim po ia shpërblen atij me tendera qindra milionësh. Pak kohë më parë në media u denoncua se si kompania tjetër e Gjicit, “Eurogjici Security” kishte futur në xhep plot dhjetë tendera, duke fituar qindra miliona lekë. Mediat zbuluan dokumentet e 10 tenderave që Rama i dha kandidatit të tij për kryetar Bashkie të Kamzës, Safet Gjici, gjatë fushatës zgjedhore të 21 qershorit të 2015 për blerjen e votave. Mediat kanë zbuluar 10 tenderat që i janë dhënë Gjicit pa konkurrim vetëm në 30 ditët e fushatës zgjedhore, ku kompania e Gjicit ka marrë përmes Komisionit të Prokurimit, jo pak, por 620 milionë lekë.

Exit mobile version