Këta të Rithemelimit janë bërë aq gaztorë sa të gjithë o gajasën me denoncimet e tyre ose nuk i marrin për të mirëqena.
Pas ‘marrëveshjes’ Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi (Rithemelimi) ky i fundit për mbuluar dhe për të shuar zërat se nuk ka një bashkëpunim me Edi Ramën njoftoi sot për një deklarat urgjente, ku ‘të gjithë ishin sy e veshë’ për të dëgjuar dhe për të parë se çfarë do të thoshte.
Por siç thotë një fjalë e urtë popullore ‘u mbars mali dhe polli një mi.’
Gazment Bardhi nuk bëri asgjë tjetër veçse lexoi denoncimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës për Olsi Ramën, të bërë 6 vite më parë.
Kreu i Partisë Demokratike më 7 qershor 2018 në studion e moderatorit Blendi Fevziu është shprehur se i vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama ishte i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës dhe i dokumentuar nga struktura të caktuara të policisë me të dënuarit dhe të arratisurit e çështjes Xibraka.
”Informacioni që ne kemi bërë publik është që afera e kokainës së Maminasit është një aferë e cila vërteton në radhë të parë, krimin e organizuar shqiptar me mbështetjen e qeverisë shqiptare, i cili është ngritur një shkallë më lart, që është shkalla e trafikut më të madh në botë. Ta marrë dhe ta porosisë direkt nga Kolombia drogën. Kjo nuk ndodh kurrë që një ngarkesë kaq e madhe të mbërrijë pa patur më parë ngarkesa më të vogla që kalojnë të gjitha hallkat.
Andaj, droga e Maminasit është njësoj e lidhur drejtpërdrejt si me rastin e drogës së Xibrakës, e lidhur me familjen Rama. Për të parë për Xibrakën, duhet të pyesësh Saimir Tahirin sepse është karta më e fortë që është arritur pakti mafioz Rama-Tahiri. Çështja e Xibrakës kompromenton drejtpërdrejt Olsi Ramën. I cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit kryesor dhe të arratisurit kryesor të çështjes Xibraka’ është shprehur Basha në Opionin.
Madje dhe SYRI.net që trumbetoi më të madhe sot denoncimin e Bardhit shkroi me të mëdha në atë kohë:
Rama ‘del nga faza’ pas akuzave të Bashës për lidhjet e tij dhe vëllait Olsi me kokainën e Xibrakës
Ndërsa Rama shkroi pas akuzave të Bashës:
Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim.Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin.
Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi dhe se pas lirimit “për sjellje të mirë” të Ermal Hoxhës, qëndronte vetë Kryeministri Rama.
Basha tha se Ermal Hoxha u lirua pasi nuk përmendi emrin e vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës, si të përfshirë direkt në trafikun e kokainës dhe në laboratorin e Xibrakë.
Kështu që Bardhi dhe Rithemelimi të mos bërtasin ‘Eureka’ (e gjeta) për denoncime të bëra kohë më parë për të mbuluar pazaret e veta./alfapress