Operacioni i SPAK, goditet grupi kriminal i trafikut të qenieve njerëzore, disa persona të arrestuar

Një grup kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore është goditur nga një operacioni i SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Po ashtu mësohet se në këtë operacion kanë bashkëpunuar edhe partnerët ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit.

Mësohet se në pranga janë vënë 20 persona, ndërsa u lëshuan 30 masa arresti me burg dhe 6 arrest shtëpie.

Në këtë grup kriminal ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie, ndërsa janë kontrolluar 51 ambiente.

Me anë të pasaportave të falsifikuara grupi i kalonte emigrantët nga toka dhe ajri.

Mësohet se disa prej personave që dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal ndodhen në burg jashtë vendit.

Në operacion përveç SPAK dhe Policisë së Shtetit janë angazhuar edhe autoritetet në Spanjë, Itali, Kosovë dhe SHBA.

Artikulli paraprakU vra nga bashkëpronari i hotelit Gerald Shehu, gjendet trupi i recepsionistit Eraldo Nevruzi!
Artikulli tjetërÇdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja/ INSTAT: Shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve më e ulëta që nga 2010-ta