Operacioni i SPAK/ Masë arresti për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe zv. drejtorin e burgu në Bradashesh, Martin Musaj

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK që është zhvilluar në disa qytete, por me fokus në Elbasan. Mësohet se është caktuar një masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe zv. Drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

 

Mësohet se ky operacion është një gërshetim mes operacionit “Plumbi i Artë” dhe zbërthimet nga aplikacioni Sky Ecc.

Po ashtu GJKKO ka lëshuar masë sigurie edhe për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja, njohur ndryshe si “Dari i Elbasanit”.

Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste. Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Artikulli paraprakOperacioni i SPAK, vazhdimi i “Plumbit të Artë” ku u vu në pranga edhe Nuredin Dumani! Rrëfimet e të penduarit të drejtësisë zbardhën shumë ngjarje kriminale
Artikulli tjetërMori medaljen e argjendtë në “Paris 2024”, Distria Krasniqi: Rrugëtim me sakrifica, krenare për vendin tim