Katër të penduar në Itali kanë zbardhur të gjithë skemën që ka çoi sot në ekzekutimin e 38 arresteve, në akuzën për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndevë narkotike.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni është ndaluar edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota, për shpërdorim detyre ndaj të cilit gjykata ka dhënë më pas masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Po ashtu, mësohet se është ndaluar edhe shefi i sektorit të trafiqeve në drejtorinë e përgjithshme, Ilir Balla, shpërdorim detyre, ndërsa edhe ndaj tij është dhënë masa “arrest shtëpie”. Një tjetër zyrtar i ndaluar është edhe Saimir Kurti, drejtor i zyrës së punës në Kavajë.
I ndaluar është edhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar kohë më parë.
Kush është Ilirjan Balla?
Ai është emrat që u promovua në strukturat e larta të Policisë së Shtetit, në muajt e parë të periudhës, kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sajmir Tahiri. Në tetor të 2013, Balla u emërua drejtor qarku në Kukës, ndërsa 12 drejtuesit e qarqeve, u larguan nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, me një vendim politik.
Më pas Ilirjan Balla ka mbajtur detyrat e zv.drejtor të Policisë Vlorë, për t’u transferuar më pas me të njëjtën detyrë në Dibër.
Në vitin 2017, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sajmir Tahiri, në një ceremoni të posaçme, do t´i akordonte Ilirjan Ballës edhe çertifikatën për Shërbime të Dalluara, të akorduara nga Drejtori i Policisë së Shtetit.