Operohet Vajushi, 4-6 muaj larg fushave

Pas dëmtimit të ligamentit, Armando Vajushi iu nënshtrua operacionit në gjurin e majtë. Ndërhyrja kirurgjikale në klinikën Villa Stuart në Romë u realizua me sukses, me 24-vjeçarin, që tashmë do t’i nënshtrohet menjëherë periudhës së rehabilitimit. Sipas klubit të Pro Vercelli-t që militon në Serinë B italiane, periudha e rehabilitimit të sulmuesit shqiptar nuk do të jetë e shkurtër. Parashikohet që Vajushi do të qëndrojë jashtë fushave nga 4 deri në 6 muaj, në varësi të periudhës që do t’i nevojitet për rikuperimin e plotë.
Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Cesena-n, shkodrani do të jetë i detyruar të humbasë të paktën gjysmën e parë të sezonit. Një goditje e rëndë për Pro Vercelli-n, e pranuar edhe nga vetë drejtuesit e klubit, sipas të cilëve Armando Vajushi ishte në formë të shkëlqyer dhe cilësohej si një prej elementëve më të talentuar të skuadrës piemonteze.

Exit mobile version