Opinioni i Venecias/ Basha: Mazhoranca duhet t’i heqë menjëherë mandatin Xhaçkës. Në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Kushtetueses

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka kërkuar nga mazhoranca që të ndërmarrë menjëherë hapin për t’i hequr mandatin deputetes Olta Xhaçka. Duke iu referuar opinionit të Komisionit të Venecias, Basha thotë se çdo interpretim tjetër është përpjekje për të mbrojtur paligjshmërinë.

Ai gjithashtu kritikoi sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe drejtësisë, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë demokracinë dhe tregojnë ndikimin e interesave politike dhe individual.

Postimi i Bashës:

Sot ka vetëm një reagim që duhet të vijë nga mazhoranca: Të mblidhen dhe t’i heqin mandatin Olta Xhçkës. Ky është shkurt dhe saktë opinioni i Venecias. Çdo interpretim tjetër është përpjekje mjerane për t’u kapur me thonj pas paligjshmërisë.

Në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në asnjë vend nuk mund të targetohet drejtësia sipas interesit politik dhe individual, siç fatkeqësisht po bëhet sot nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës.

Artikulli paraprakÇfarë la pas regjimi i Assad / Sirianët në kërkim të zhdukurve në burgjet nëntokësore, gjenden 40 të vdekur në spital nga torturat
Artikulli tjetërIsh-zv.kryeministri shqiptar dhe gjyqtari i RMV-së në listën e zezë, ambasadorja amerikane në Shkup: Askush s’është mbi ligjin! Ndërhyrjet politike në gjyqësor s’do të tolerohen