Opozita betejë në Parlament për 20 mijë familjet pa ndihmë ekonomikë

Për opozitën e enjtja do të jetë dita e sjelljes në Parlament të qindra familjarëve, që u është hequr buka e gojës e fëmijëve dhe të kërkojmë ndaljen e këtij akti kriminal.
“Shqetësimi ynë është se në këtë dinamikë ku e ka futur vendin me krim, me drogë, me mbrojtje të kriminelëve ka lënë zbuluar njerëzit e thjeshtë, ka lënë zbuluar shqiptarët, 20 mijë prej të cilëve i ka hequr nga ndihma ekonomike. Disa prej jush keni qenë me mua apo me deputetë të tjerë, i keni parë se në çfarë gjendje çnjerëzore jetojnë.
Mund t’u gjejë punë disave, por nuk mjafton që të shkojë kryetari i opozitës në 20 mijë familje që t’u gjejë punë 20 mijë njerëzve. Pra, është thjesht propagandë dhe nuk është për të qeshur, është për të qartë, është për të vënë duart në kokë se sa i pashpirt dhe cinik tregohet pasi ka qenë ai vetë autori i këtij akti kriminal.
Kjo ka një shpjegim të thjeshtë politik; shpjegimi është që kur vjen në pushtet me paratë e drogës, me qindra miliona bananeve të kokainës, me bandat, nuk të bëhet vonë për njerëzit e thjeshtë, ata janë të parët që braktisen.

Gjithë vëmendjen e ke si të shpëtosh Saimir Tahirin nga hetimet; si të sigurosh moskapjen apo mos hetimin e Olsit, të Agronit, të Qazimit, të Vangjushit, të cilët janë kokat politike bashkë me Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën dhe Saimir Tahirin, tashmë të provuar dhe nga Antimafia italiane, pa të cilët nuk lëviz dot sasi të tilla droge në Shqipëri.
Dita e enjte do të jetë një ditë e veçantë, nuk do të jetë një ditë e bilancit 6-mujor, të cilit i trembet Edi Rama dhe që e shpenzon me fushata antiopozitare, por do të jetë dita e sjelljes në sallën e Parlamentit të fytyrave, emrave, gjendjes së qindra apo mijëra familjarëve që ne kemi takuar gjatë këtyre dy javëve të cilëve u është hequr buka e fëmijëve. Ne do ta përdorim sallën e Parlamentit për të vetëdijësuar të gjithë shoqërinë dhe për të kërkuar ndaljen e këtij akti kriminal, rikthimin e ndihmës ekonomike, rikthimin e bukës së fëmijëve, e cila u është hequr, duke i lënë në mes të katër rrugëve.
Paratë janë, por Shqipëria është në gjendje të mjerueshme ekonomike, Edi Rama ka ndarë mjaftueshëm para, për orendi, për zyra, për makina luksi, për inceneratorët e Arben Ahmetajt që do të mjaftonin, jo për 20 mijë, por për 80 mijë familje në vit, me ndihmë ekonomike mesatare.
Ne si opozitë kemi premtuar se do të jemi krahë këtyre njerëzve dhe do të ngremë zërin për ta dhe kjo do të jetë një nga çështjet kryesore në Parlament ditën e enjte”, tha Basha.

Exit mobile version