“Opozita duhet të fitojë besimin e qytetarëve”/ Mirela Karabina: Demokratët euroatlantikë kundër pazarit Berisha-Rama. Mbështesim SPAK-un dhe drejtësinë në çmonitimin e korrupsionit

Zëdhënësja e PD- Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, ishte e ftuar në Top News në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha, ku ka folur mbi zhvillimet e fundit politike.

Sipas Karabinës, prej muajsh Rilindja dhe Rithemelimi poe orientojnë qëllimisht debatin vetëm rreth “vlefshmërisë” së drejtësisë SPAK, pasi janë nën hetim dhe të frikësuar nga ndëshkueshmëria.

“Opozita që të fitojë besimin qytetar duhet të jetë e vërtetë, koherente dhe e qëndrueshme në ide e strategji veprimi dhe të ketë prioritet qytetarët.” – u shpreh ajo.

Zëdhënsja euroatlantikase ka folur edhe për protestën e thirrur nga PD e Berishës, duke thënë se ajo nuk bëhet për hallet e njerëzve, por në kërkim të pazarit të radhës.

Ajo foli edhe për rastin e deputetit Salianji, sipas së cilës, është pjesë e paktit Rama-Berisha, “më jep vulën, të japë Salianjin”.

Demokratët Euroatlantikë mbështesin shtetin ligjor dhe të së drejtës. Ne mbështesim pa asnjë rezerve drejtësinë SPAK e GJKKO dhe luftojmë për lirinë e mendimit dhe veprimit.

Ky moçal politik ka uzurpuar debatin publik me qëllim për hallet e veta dhe pa asnjë llogaridhënie, ndërkohë që: nxënësit kërkojnë arsimim të mirë, shkollë e mësues në zona rurale dhe ato urbane; të sëmurët kërkojnë mbështetje në shërbime dhe rimbursime ilaçes; çmimet e ushqimeve më të shtrenjta se në Gjermani; të tetët në botë për çmimin e karburantit e shumë probleme të tjera që rëndojnë në jetën e qytetarëve dhe kërkojnë zgjidhje.

Qytetarët, të majtë e të djathtë sot e duan më shumë se kurrë ndëshkueshmërinë e politikanëve të korruptuar, të cilët shpopulluan vendin dhe në 34 vite mashtruan e shpërdoruan besimin e tyre.” – përfundoi Karabina.

Exit mobile version