Nga Sidi Hasanaj
Çdo ditë që kalon, madje kohët e fundit është intesifikuar amplituda shkatërruese, sa çdo orë që kalon, imazhi dhe perceptimi për figurat e Rithemelumit dhe PL është duke u shkatërruar fare… është në shkërmoqje dramatike morale dhe elektorale.
Në çdo sondazh publik por edhe diskret për publikun, Sali Berisha nuk shkon dot mbi 29% të mbështetjes nga elektorati i djathtë. Më pak se 1 në 3 votues tradicional nga ata që e kanë votuar Berishën ndër vite, arrin ende ta përtypë imazhin e tij. Lëre pastaj segmentet gri të elektoratit sa e përçmojnë.
Në një antagonizëm total me Drejtësinë dhe faktorin Perëndimorë, i burgosur falë vetë zgjedhjes së tij (të gabuar) për tu dukur si martir politik, Berisha në horizintin politik sheh vetëm errësirë… tashmë e përjetoi edhe perëndimin romantik të tijë. Çdo orë që kalon errësohet më shumë për të, dhe errësira i sjell vetëm braktisje.
Ilir Meta- Monika Kryemadhi janë në epilogun e tragji-komedisë së tyre. Nga individë mediokër në çdo aspekt (me eufemizëm po i konsideroi të tillë, se as mediokër nuk janë) u pasuruan dhe ngritën një perandori pushteti… në formën më komedike për ta (sepse kush e di sa kanë qeshur me Shqipëtarët kur pasuria e tyre rritej eksponcialisht nga votat e Shqipëtarëve të varfër e vjedhur… po prej tyre) por njëkohësisht edhe Tragjikisht , tragjikisht për fatin e zi 33 vjeçar të Shqipëtarëve.
Sot kanë ndryshuar rolet, Shqipëtarët po qeshin komedinë më të çmëndur politike, ndërkohë që në skenë aktorët Meta-Kryemadhi po luajnë aktin e fundit të tyre, i cili si çdo vdekje (politike në këtë rast) është tragjike për ta.
Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj etj etj janë viktimat e tjera që rrënimi i Berishës dhe Metës, po i diskretiton si asnjëherë më parë.
Nëse edhe errësira ka një të mirë, pasi ajo evidenton yjet që shndrisin, këtë herë jemi në një kazus elektoral dhe politik komplet tjetër:
Errësira në mortin politik të Berishës e Metës,nxorri në dukje krijesat e saj… të shëmtuar dhe të ligj, të denjë për të!
Errësira ekspozoi sa i paaftë mendërisht është G.Bardhi dhe trupa e deputetëve që i shkon pas.
Sesi kalkulimet e tij politike ishin prej një politikani të vogël province, por mbi të gjitha prej një njeriu të mjerë.
Në ekuacion harroi faktorët e rëndësishëm që gjenerojnë produkt të madh elektoral:
Harroi peshën e koherencës, e sakrificës për tu larguar nga korrupsioni dhe krimi… harroi rëndësinë jetike të çdo opozite: atë të pasurit flamurin e pastërtisë dhe autoritetit moral… por shkoi pas Flamurit të Berishës, Flamur Nokës që ai e dij fare mirë çfarë simbolizon në perceptimin e Shqipëtarëve.
Bardhi, Salianji, Këlliçi etj zhvlerësuan peshën e cilësisë së politikës (virtytet) dhe rendën pas peshës së parave, dhe militantëve të verbër.
Kjo zgjedhje e tyre, tregoi se ata ishin politikanë rrethanash, jo poltikanë substance! Ishin hajdutët me grykësi për pushtet që Shqipëria i ka nxjerrë ndër dekada, ku sh mirë mund të simbolizohen me shprehjen e Haxhi Qamilit:
“Ku pyes unë për Amerikën e Perëndimin, nëse kam pas Kavajën e Peqinin”.
Sot ata përfaqësojnë mëkëmbësit eunuk dhe shërbëtorët e dy Liderve të vdekur politikisht nga korrupsioni i tyre si Berisha e Meta.
Si shërbëtorë të tyre duartrokasin dhe japin egzibicion se çfarë janë “të rinjtë” jo vertebror, kur bëhen pjesë e duartroktisve ndërkohë që padronët e tyre artikulojnë:
“O Dum Duman, arrestojeni Dumanin, O Tarallak, skapi i Partisë, ambasadat e Veliajt, Amerika e korruptuar nga Rama” etj etj pandehma të dy të marrëve.
Kjo është korniza mendore, morale dhe politike e Bardhit, Salianjit, Këlliçit, Alizotit, Gjekmarkajt etj etj.
Sado mes tyre ka disa elementë si Tabaku dhe Agron Shehaj që mendojnë se duke u falur në stadium ose në bulevard kur Berisha dhe Meta sulmojnë binomin Drejtësi-SHBA për të mbrojtur pasurinë e tyre… dhe më pas të distancohen me fjalë në studiot televizive, publiku do i besojë!
“Ne jemi ajo çfarë bëjmë, jo ajo çfarë themi që do të bëjmë” ka thënë Karl Jung.
Jorida Tabaku, Tabaku, Alizoti, A.Shehaj etj janë ajo çfarë vepruan, jo ajo çfarë flasin në studio!
Kur Berisha sulmoi drejtësinë dhe SHBA, në fillim fare, sallat i kishte bosh… ishte atashimi që figura si Alizoti e Shehaj bënë krah tij, që më pas ai e sulmoi Drejtësinë dhe Amerikën nga Stadiumi dhe bulevardi!
Shehaj, Tabaku, Gjekmarkaj, Salianji etj ishin plotësisht koshient që Berisha po bënte betejë për pasurinë dhe pushtetin e tij, dhe e përkrahën atë me shpresën që do përfitonin edhe vetë. Janë më fajtorë se ai. Kaq!
Kjo është e vërteta e thatë, pa “por” dhe pa “jo po se”.
Gjithë kjo panoramë është e errët për Rithemlimin dhe Partinë e Metës, aspak për Shqipërinë dhe Partinë Demokratike.
Nga ky shkatërrim i Berishës dhe Metës, lind sfida për Lulzim Bashën… por specifikisht vetëm për të, jo për Partinë Demokratike… as për demokratët.
Lulzim Basha duhet të jetë çdo çast e momentum politik më i ndryshëm se errësira më sipër, duhet të jetë 180gradë alternativa e tyre… diskursi i tijë duhet të ketë si pika fokale përkrahjen e drejtësisë (pakushte) dhe distancimin nga Berisha e Meta, dhe shërbëtorët e tyre.
Demokratët e kanë bërë këtë distancim, disa janë pranë Bashës e PD e shumica janë larg të gjithë faktorëve, por qëndrime politike si “ po mos të ishte Rama, nuk kishim nevojë fare për SPAK” apo “drejtësia është në monitorim nga ne” janë zbehtësira politike që para demokratëve dhe Shqipëtarëve manifeston si dritëhije të Berishës… e më pas mërzitemi kur dëgjojmë shprehjen klishe:
“Po mos të ishin Amerikanët, Basha përsëri me Berishën do ishte… është produkt i tij politik”
JO, Mjaft më!
Basha duhet të tregojë që është produkt politik i betejave të tij, i ecurisë politike të tij, i zgjedhjeve të tij… i formimit të tij në Perëndim!
Shumica dërrmuese e Votuesve e kanë bërë këtë zgjedhje, është detyrë e L.Bashës që tju shkojë në trajektoren e tyre, e më pas me progamin dhe ofertën politike të duhur, të shpresojë të takohet me këtë shumicë votuesish!