Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë pasditen e kësaj të premteje në një konferencë për mediat. Gjatë fjalës Basha tha ditën e hënë do të depozitojnë në Kuvend një amendament për buxhetin që u miratua për katër minuta.
“Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar edhe më qartë kërcënimi që i paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon, në veçanti Kosovë, nga revanshizmi i Serbisë nën dogmën e botës serbe. Hapi i fundit sulmi terrorist në Banjskë, ende i pahetuar.
Partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër veç kukuvajkave të mëngjesit te Kryeministria apo Kuvendi, dhe ato të darkës, e dini vetë ju ku. Asgjë për sigurinë kombëtare.
Ky që është në pushtet bën teatër me regji për zhvillime pseudo-politike.
Opozita duhet të bëjë detyrën e vet në drejtim të Kosovës. Ka në dorë jo thjeshtë të tregojë me gisht plagën, të vejë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por dhe të kërkojë hapa aktivë.
Ndaj të hënën do depozitojë në Kuvend një amendament të megabuxhetit t që u kalua për 4 minuta”, tha Basha.
VIJON…