Opozita letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni dhënien e mandatave për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë

Letra e opozitës nga numri 2 i PD, Gazment Bardhi, para nisjes së shqyrtimit në kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë

Letra për pezullimin e shpërndarjes se mandateve nga Kolegji, informohet ODIHR, ONM, BE, ambasadat kryesore në Tiranë.

Letra e opozitës: Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit.

Opozita: Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake.

Letra e opozitës: Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.”

Opozita: Ligji detyron Kolegjin të nos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit.

Opozita: Standardet e shqyrtimit gjyqësor te nosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhir.

Letra e opozitës: Vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë.

Letra e opozitës: Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR.

Letra e opozitës: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve.

Opozita: Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tettor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen.Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti.

Opozita: Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën.

Apeli i opozitës për Kolegjin: Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate.

1 36

2 34

3 26

Artikulli paraprakDëgjesa me Aleancën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, PD: Ligji për shembjen e Teatrit do të anulohet!
Artikulli tjetërRama, 428 tendera për 4 deputetë! Lista me emrat e përfituesëve të 111 miliardë lekëve