Opozita për Reformën Zgjedhore është në linjë me partnerët perëndimorë dhe popullin shqiptar

Nga Arben KLASHAHU

Ka një pikëpjekje midis asaj cfarë kërkojnë shqiptarët nga sistemi zgjedhor, cfarë kërkon Opozita e Bashkuar në betejën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme dhe cfarë kërkojnë ndërkombëtarët nga procesi i reformës zgjedhore. Është drafti i propozuar nga Opozita e Bashkuar në Këshillin Politik.

Opozita tejkaloi dyshimet e cdokujt për aftësinë e saj të gjente konsensus midis partive alete përsa i përket pozicionimit të saj përfundimtar lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri. Ajo, shkoi shumë më tej, prodhoi një pozicion i cili ka akomoduar plotësisht pritshmëritë e votuesve shqiptarë për demokracinë e sistemit të tyre zgjedhor dhe po ashtu atë të ndërkombëtarëve për një reformë zgjedhore të gjithpranuar.

Pozicioni i opozitës mbështetet në masë dërrmuese nga shqiptarët të cilët kërkojnë hapjen e listave. Ndërkombëtarët, në vazhdimësi qartësojnë gjuhën e tyre dhe intensifikojnë kundërshtimet për projektin e ndryshimeve të njëanëshme të rregullave të lojës zgjedhore kur ajo ka kohë që ka nisur të zhvillohet.

Ata mbështesin ndryshime gjithëpërfshirëse dhe konsensuale të këtyre rregullave. Ky është dhe pozicioni i opozitës në Shqipëri. Sot populli dhe perëndimi janë në anë të saj. Ky konstatim përbën një avantazh fatal të opozitës në raport me mazhorancën.

Artikulli paraprakEksperti i shëndetësisë i përgjigjet Manastirliut: Ja faktet pse ministrja gënjen. Plani i prezantuar nga Basha, konkret
Artikulli tjetërUltimatumi Perëndimor që po “zbyth” mazhorancën