Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë 7 deputetë të opozitës. Vendimi është marrë vetëm me votat e mazhorancës, e cila bëri edhe kërkesën për përjashtimin e tyre. Ndërsa ka vendosur përjashtimin me 5 ditë të deputetit të PS-së Bujar Çela i cili goditi me grusht deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
Mbledhja nisi me debate, pasi opozita ka kërkuar prezencën e medias, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Monika Kryemadhi ka reaguar pas fjhalës së deputetit të PS, Hysenaj që këroi përjashtimin e deputetëve të opozitës. “Ju zoti Hysenaj nuk e keni kuptuar se çdo të thotë betim, por po jua lexoj edhe njëherë. Betohemi me nderin se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputete e këtij populli në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do ti bindem kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punoj me të gjitha kushtet e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim. Përparimi i atdheut dhe mirëqenia e popullit time nuk është droga dhe krimi i organizuar. Kjo kërkesë lidhet me situatën e krijuar në seancën plenare të datës 18 dhjetor 2017, ku u votua Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku”, u shpreh Kryemadhi.