Nga Alban Daci
Ne nje vend demokratik nuk mund te kete mohim opozite, apo zhdukje opozite me nje te hequr lapsi. Kushdo qe do te mendonte, tentonte apo po perdorte propaganden, per te mohuar Opoziten, nuk po bente gje tjeter veçse do te kontribuonte ne nje rruge pakthim, per çuarjen e vendit drejt nje ituate et veshtire.
Shpresa per te mohuar ekzistencen politike te PD ishte nje ugur i zi dhe nje pergjegjesi per te çuar vendin drejt nje perballje te ashper e me pasoja per rendin, demokracine dhe shoqerine. Ndoshta, per fat te keq, jemi perseri ne situaten e nje fundi te dobishem, sesa ne padobine e pafundme.
Opozita nuk e ka mohuar per asnje çast mos marrjen pjese ne zgjedhje, nuk ka pretenduar te marre pushtetin pa zgjedhje, por ka kerkuar qe, para se gjithash, te kete kushte normale per zgjedhje te lira e demokratike.
Sot, vendi eshte perballe histerise kolektive te ndikuar nga e keqja. Lotet e disa politikaneve, gazetareve, me ngjajne me lotet e qytetareve ne diten e vdekjes se diktatorit. Shume hipokrizi, frike e pak vetedije qytetare e sinqeritet.
Opozita, me prova e me fakte, ka deshmuar dhe ka nenvizuar se ne kushtet aktuale dhe me personazhet aktual nuk mund te kete zgjedhje demokratike. Reagimet e Opozites dhe lenia e mandateve prej saj nuk jane kunder demokracise, por sakrifica reale per demokracine. Listat e ndryshuara nga PS per kandidatet bashkiak deshmon, se: PD ka pasur te drejte ne pretendimet e saj dhe mjafton te marrim rastin e mos konfirmimit te Vangjush Dakos.
A mund te na jap Pozita nje pergjigje perse vendosi te mos e konfirmonte Dakon? Po ashtu, vendosja ne liste te emrave qe akuzohen per blerje votash, korrupsion e shperdorim detyre, rikonfirmoi faktin se PS nuk do te distancohet nga krimi elektoral.
Perkundrazi, PS vazhdon te deshmoje se krimin elektoral e ka si mjet te vetem, per te rimarre pushtetin dhe per ta lene ne sherbim te elementeve antidemokratik. Krimi dhe demokracia nuk mund te bashkejetojne se bashku. Nese behen bashke, demokracia ka pranuar nenshtrimin, per te legjetimuar krimin.
Sot, disa media e gazetare ne sherbim te nje pushteti, i cili ka qellim dhe eshte bere mburoje e se keqes e po ashtu edhe disa politikane te rinj qe, ne fakt, duhet te jene miq te vertetes dhe demokracise, po aludojne se Opozita po prish qetesine e qytetareve si dite e shtune qe ishte.
Por, mire, more sherbetore te nje pushteti jo legjitim, çfare mund te ndodhe me qytetaret nese nuk do te reagojme sot? Çfare e pret Shqiperine nese PD nuk merr pjese ne zgjedhje? Si mund te jete Shqiperia pa pjesemarrjen e Opozites ne zgjedhje? Ndoshta, Shqiperia do jete me keq se Venezuela e me keq se edhe Kuba.
Degjojme deklaratat e nderkombetareve, te cilet jane rritur ne vende ku te inkriminuarit, trafikantet nuk bejne politike e nuk hyjne ne Parlament! Prandaj, ata nuk mund ta kuptojne realitetin, se çfare do te thote te jetosh ne nje vend si Shqiperia.
Opozita, me te drejte, ndoshta, eshte nje kontest ndryshe nga kontekstet europiane, por vete Shqiperia eshte nje vend me nje qeveri krejtesisht jashte çdo kontestit europian. Ne Shqiperi po shkohet drejt nje situate, ku e keqja pasqyrohet si monopoli me i mire dhe alternativa e te vertetes absolute.
Pozita aktuale,duke bere tentativen e deshperuar per te krijuar nje Opozite false dhe jo reale, e coi situaten drejt konfliktit dhe perplasjes se pa shmangshme. Veprimet arbitrare, prepotente e fuqiplote te pozites e zhveshen opoziten nga çdo lloj alternative demokratike. Opozita, ne situaten e krijuar, kishte dy rruge: – Te pranonte zhdukje, sepse keshtu binte rehat pushteti – Luftoje me çdo mjet, per te shpetuar veten dhe alternativen demokratike drejt nje vendi qe po shkon drejt nje diktature demokratike.
A do te ishim dakord qe ne nje vend qe kerkon te behet pjese e BE te mos kishte opozite? A mund te konsiderohen normale zgjedhjet pa pjesemarrjen e opozites?! Ne nje situate te kesaj natyre, dikush nga pozita, per hire te demokracise, duhet te reflektoje e te gjeje arsyen per te rikthyer vullnetin dhe shpresen per bere demokraci.
Si ka mundesi qe opozita, te djathtet dhe krejt PD vlejne me pak se sa nje njeri ne pushtet? A jane te gatshem drejtuesit e PS qe, per hire te egos, te cojne vendin drejt nje grehine te pamerituar? Çdo lider ka pergjegjesi politike, qytetare e per kete arsye Rama mundet te beje nje gjest krejt normal te praktikuar ne vendet demokratike, duke dhene doreheqjen.
Gjithesecili prej nesh, para se te jete politikan, pushtetar, gazetar, servil, duhet te jete mbi te gjjtha qytetar i nje vendi, qe ka nevoje me shume se kurre per fryme e alternative demokratike. Sot, perballe nje situate, ku sistemi i drejtesise nuk ekziston, opozita perjashtohet, perbuzet dhe mohohet, atehere jane te pakta shpresat, se dite me te mira do te vijne.
Nese duhet te sakrifikojme, le ta bejme sot, per te mos humbur neser takimin me historine. Atehere, kjo sakrifice nuk eshte gje tjeter veçse nje sakrifice per demokracine.
Opozita perballe nje pozite me orientim te qarte diktatorial, si dhe me natyren e dukshme te instalimit te nje “demokracie mafioze”, nuk i ka mbetur rruge tjeter, veçse te sillet ne menyre antidemokratike, per te rigjetur nje demokraci te vrare e te lenduar thelle nga nje regjim arrogante. Çdo shqiptare duhet te sillet sot si opozitar per te kuptuar ate qe po ben Pozita sot.