Opozita siriane pezullon pjesëmarrjen në bisedimet e paqes në Astana

Opozita siriane ka njoftuar se ka pezulluar pjesëmarrjen në bisedimet për paqe në Siri, që do të mbahen në Astana të Kazakistanit.
Opozita e armatosur siriane ka kërkuar që qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad të ndërpresë bombardimet në zonat e kontrolluara nga opozita, raporton “Reuters”.
“Delegacioni ka pezulluar pjesëmarrjen pas prezantimit të një memoradumi, ku kërkohet agazhimi për të ndaluar bombardimet e qeverisë”, ka thënë zëdhënësi i delegacionit të opozitës, Ahmad Ramadan.

Artikulli paraprakIntervista e Zaev pas “të enjtes së përgjakur”
Artikulli tjetërBritania nuk do të paguajë 100 miliardë euro për Brexit-in