Deputeti Dashamir Shehi ftuar në “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se opozita duhet të hyjë në Parlament.
Në lidhje me bashkëkryetarin, Shehi tha se “kjo betejë nuk ka rëndësi”, ndërsa shtoi se duhet rikthyer shpresa për opozitën.
Shehi u ndal te kërkesa e PD-së për listat e hapura, ku tha se është një prej tyre që e ka bërë këtë kërkesë.
“Jam një prej tyre që kam bërë kërkesë për hapjen e listave, votën diasporës, votimi të jetë elektronik. Të bëhen katër zona elektorale. Për mua nuk ka rëndësi fare kjo beteja e madhe që po bëhet se kush është bashkëkryetari. Mua më intereson që këta zotërinjtë që duan të ndryshojnë, a duan vërtet ta ndryshojnë ligjin apo jo? Unë dyshoj se nuk duan ta bëjnë.
Halli i madh është i opozitës, a duan të përfaqësohen? Po, atëherë duhet të ndryshojnë ligjin. A duan të votojnë emigrantët? Po! A do numërohen votat apo do ankohemi tërë jetën që vidhen?
Nëse duan të vazhdojnë me këtë që kanë bërë deri më sot, nuk e votoj. Thelbi i problemit nuk është ai që ulet atje. E nuk mblidhemi të bëjmë sherr se kush është bashkëkryetar. Duhet kthyer shpresa e opozitës”, u shpreh Shehi.