Opozitar në Tiranë është vetëm Bejko

Nga Zef Ndreka

Mediat vizive edhe pse të njëanshme, kanë arritur të prezantojnë në emisionet e tyre kandidatët e partive që garojnë për zgjedhjet e pushtetit vendor të 14-Majit.
Të bien në sy flamujt dhe logot e majta në një anë dhe vetëm logo e PD-së përballë tyre.
E thënë më qartë, Bejko kandidat i vetëm përballë shumë partive dhe koalicioneve të majta.
Rasti e solli si asnjë herë tjetër, që PD-ja të konkuroje jo vetëm e vetme por më e copëtuar, më e përçarë se kurrë.
Kjo falë misionin të fshehur të komunistët të vjetër Sali Berisha i cili premtoi se për tre muaj do të rrezoje Ramën me foltorën e tij. Berisha premtoi se do të dalë nga foltorja një parti më e fortë, më e organizuar, më e bashkuar.
Por në të vërtetë ndodhi e kundërta.
PD-ju u coptua, selia u pushtua, opozita u dobesua, Rama u bë më i fortë dhe mbretëron i qetë tashmë në kënetën e opozitës, duke stimuluar më çdo poshtërsi të ketë përballë Berishën dhe Metën si kundërshtarë.
Për këtë përdori edhe KQZ, komisionerin opinionist Celibashi, i cili nuk la poshtërsi pa bërë për ta lënë pa kandidim Partinë Demokratike zyrtare.
Loja e përbashkët e trëkëndëshit të Bermudës shqiptare, e këtij tritoli oligark, kishte qëllim të ofronte per zgjedhje vetëm kandidatë të majtë, me objektivin per te patur pushtet të majtë dhe opozitë të majtë.
Kjo është poshtërsia e radhës së tyre.
Edhe në listat e garuesve , të bie në sy diferenca e madhe professionale, menaxheriale, intelektuale e politike.
Partia Demokratike përfaqësohet në këto zgjedhje me një profesor të menaxhimit të pushtetit, ndërkohë që dy grupimet e tjera kryesore, ai i PS-së dhe i Berisha-Metaj përfaqësohet me kandidatë që nuk kanë mbaruar shkollën e mesme dhe tjetri të lartën.
Janë manipulatore dhe të perdorshem nga oligarket e tyre dhe padrinot e tyre.
Po të kthjellohet mirë elektorati, sidomos ai demokrat, e ka të lehtë të votojë më kënaqësi përfaqësuesit e tyre të denjë Roland Bejko, demokratin e vjetër të studentëve, të qartë dhe me të kthjelltin në këtë garë elektorale.
Bejko i bën nder çdo partie politike, i bën ndër çdo demokrati me zgjedhjen e tij në krye të Bashkisë Tiranë.
Demokratët, sidomos ato që mbështetën foltorën, të mendohet një çast sa nuk është vonë. Të mos pranojnë të trafikohen majtas e sidomos tek spiuni Ilit Metaj.
Neser do jetë vonë.
Ndaj, me e lehta dhe e udhës është: voto nr 6 në listën e kandidatëve dhe nr 9 në listën partive.
Kështu, votohet Bejko dhe PD, si è vetmja opozitë reale në Shqipëri.

Artikulli paraprakTabaku – Bibës së qeverisë: Ku ishte Autoriteti Konkurencës tek rasti Porti të Durrësit?
Artikulli tjetërZbardhet debati i plotë mes Gaz Bardhit dhe kryetares së Kushtetueses për konfiskimin e pronave me VKM