Opozitë e opozitës, dhe vasalët e Edi Ramës janë ata që votojnë gjithçka që i duhet Ramës

NGA BATO KOSOVA

Qytetarët që kanë ndezur televizorët këtë mëngjes, mund të kenë patur një ndejsi déjà vu-je, sikur të jenë kthyer një vitë më parë në kohë, kur skenat e “përplasjes” që serviren sot, përsëriteshin në parlament.
Retorika e ushtarëve të Berishës është e njëjta, sikur gjatë këtij viti të kenë qenë në një “luftë” frontale me “regjimin”. Por a është kësht?

Flamur Noka, drejtuesi i zborit të radhës së formacionit të Berishës flet sikur po drejton revolucionin permanent, madje sulmon opozitarët që nuk pajtohen me ta si “opozitë e opozitës”.
Në fakt, për ata pak njerëz që mund të kenë harruar si përfundoi aksioni i vitit të shkuar, po kujtojmë se tymi dhe flakët u shuajtën për një me Edi Ramën.

Një teatër që u kushtoi qytetarëve shqiptarë kalimin e buxhetit të vitit të shkuar në 4 minuta, pa llogaridhënie, pa transparencë, ndërkohë “revolucionarët” e Berishës u futën në sqetullën e Ramës duke votuar amnistinë për të korruptuarit e tij, duke lënë në burg protestuesit e opozitës. Në atë kohë, Gazment Bardhi që sot bërtet në dyert e kuvendit si I përdëllyer për fatin e Salianjit, shkëmbente deklarata “dashurie” me ministrin e Edi Ramës, Ulsi Manjën, me të cilin kishte bërë ujdinë për amnistimin e turpshëm të të dënuarve nga GJKKO.

Por nuk u mjaftuan me kaq, tymi i parlamentit prodhoi një tjetër marrëveshje kundër interest publik, ajo për mbylljen e listave, e cila u kurdis në bashkëpunim me Berishës dhe Ramës për të garantuar vende të sigurta për besnikët e tyre. Revolucionarët e sotëm as nuk u skuqën e as nuk u turpëruan kur bashkuan votat për të shpëtuar të ndënjurat e tyre, duke e bërë të qartë se teatrin e kanë pjesë të identitetit politik.
Votat që këmbyen me Ramën kishin edhe një tjetër objektiv, që ishte edhe më i rëndësishmi për Berishën dhe ushtarët e tij, pazari për vulën.

E njëjta trup gjykuese që sot anatemohet nga Berisha për dënimin e Salianjit, i dha atij vulën me një vendim antiligjor, sepse Edi Ramës i duhet përballë një person politikisht i mbaruar dhe ndërkombëtarisht i izoluar si Berisha.
Pra sherret që shohim sot, janë vijimi i një teatri për të shkuar te një tjetër pazar, siç kanë bërë vitin e shkuar.
Objektivi me shumë gjasë është SPAK, që u ka kallur frikën Ramës dhe Berishës, e që paqen e radhës do të jetë në shënjestrën e tyre.

Rama dhe Berisha kanë bërë çdo gjë për të mbrojtur njëri-tjetrin këto tr evite, pas shpalljes non grata të Berishës, sepse ikja e njërit shkakton dhe largimin e tjetrit, sepse janë një paketë e pandashme dhe duan t’u imponohen qytetarëve si faktorët e vetëm politik të vendit. Nuk janë të ndarë në pozitë-opozitë, sepse votojnë njësojë, veprojnë njësojë, kanë të njëjtat interesa. E nëse qytetarët zgjedhin njërin prej tyre, kanë peshqesh edhe tjetrin.

Artikulli paraprakShënim/ Opozita ‘mos më prek me dorë’
Artikulli tjetërGJKKO jep rreth 2 shekuj burg për 30 anëtarë të grupit që kultivonin dhe trafikonin drogë, mes të pandehurve edhe një polic