Ora biologjike, përse meshkujt duhet të bëjnë fëmijë para moshës 35-vjeçare

Hulumtuesit sugjerojnë që meshkujt duhet të krijojnë familje para se të mbushin 35 vjet në mënyrë që bebet e tyre të pa lindura t’u ikin rreziqeve. Një studim i cili ka analizuar gjithsej 40 milionë bebe ka zbuluar se rreziku i komplikimeve gjatë lindjes fillon të rritet kur baballarët janë në mesin e viteve të tyre të 30’ta, dhe ky rrezik rritet dukshëm pas moshës 45 vjet,
Për dekada të tëra femrave u është thënë se do ta rrezikojnë shëndetin e bebes nëse e ndjekin fillimisht karrierën dhe e lënë krijimin e familjes në vitet e vonshme.
Por, ky studim i ri, i cili është publikuar në ‘British Medical journal’, ka treguar se për shëndetin e bebes përgjegjësi duhet të marrin edhe meshkujt!
Një nga hulumtuesit e këtij studimi, profesori Michael Eisenberg, ka thënë se posa babai t’i mbush 35 vjet, menjëherë ka në rritje në rrezikun e defekteve të lindjes te bebja, por ky rrezik rritet dukshëm posa meshkujt të futen në vitet e tyre të 40’ta dhe 50’ta.
Kjo për shkak se për secilin vit që një mashkull plaket, ai akumulon dy mutacione të reja në ADN-në e spermës së tij.

Exit mobile version