Ora që mban vënë djali i kryeministrit të popullit më të varfër në Europë është e firmës zvicerane Ulysee Nardin dhe kushton minimalisht 34.600 dollarë sipas faqes zyrtare të firmës.
Ora është e punuar me dorë në Zvicër dhe ka edhe një kasë të punuar me flori 18 karatësh.
Pak muaj me parë u denoncua një tjetër skandal në lidhje me veshjet dhe aksesorët e tjerë mjaft të shtrenjtë që mban djali i kreut të qeverisë pa punuar asnjë ditë të vetme.