Orjola Pampuri: 11 Maji është mundësia për ndryshim – për të rinjtë, studentët dhe familjet shqiptare

Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik, ka publikuar një video-mesazh ku i bën thirrje qytetarëve të reflektojnë për rëndësinë e votës në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë datë si një “mundësi për ndryshim të vërtetë”.

Në mesazhin e saj, Pampuri vë theksin te nevoja urgjente për të krijuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe studentët, në mënyrë që ata të mos detyrohen të largohen nga vendi, por të kenë alternativa reale për punësim dhe jetë cilësore në Shqipëri.

“Që të rinjtë të mos largohen dhe studentët të kenë mundësi punësimi. Që të mos dëgjojmë ankesa pas 11 majit, duhet të votojmë Koalicionin Euroatlantik,” shprehet Pampuri.

Ajo thekson se ky koalicion ka prezantuar një program të mirëstrukturuar dhe të fokusuar në mbështetje të shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare: familjes, të rinjve dhe studentëve.

Postim i plotë:

“11 Maji është mundësia për ndryshim.
Që të rinjtë të mos largohen dhe studentët të kenë mundësi punësimi.
Që të mos dëgjojmë ankesa pas 11 majit, duhet të votojmë Koalicionin Euroatlantik, i cili prezanton një program të shkëlqyer në mbështetje të familjes, të të rinjve dhe studentëve.”

#VotoPampuri
#KoalicioniEuroatlantik
#11MajiNdryshimi
#ShqipëriaQëDuam
#TëRinjtëKëtu

Artikulli paraprakBIRN: Mediet televizive janë kthyer në zgjatim të propagandës partiake të dyshes Rama-Berisha!
Artikulli tjetër“Koalicioni Euroatlantik, surprizë e këtyre zgjedhjeve”/ Endri Hasa: Qytetarët do të zgjedhin burg për korrupsionin, jo Parlament për Ramën dhe shokët e tij