Orjola Pampuri: Fushata e Koalicionit Euroatlantik e fokusuar te hallet e njerëzve

Për kandidaten e Koalicionit Euroatlantikë, Orjola Pampurin kontrata e lobimit të PD në SHBA është shumë e madhe. Teksa u ndal tek fushata në terren, Pampuri tha se fushata e Koalicionit Euroatlantikë është e fokusuar tek takimet me qytetarët.

Lobimi prej 6 milionë dollarë i PD në SHBA është bërë për interes personal të Berishës për kandidaten e Koalicionit Euroatlantikë, Orjola Pampurin.

E ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ajo u shpreh se kjo shumë është shumë e madhe. Teksa u ndal tek fushata në terren, Pampuri tha se fushata e Koalicionit Euroatlantikë është e fokusuar tek takimet me qytetarët.

‘Ne kemi bërë një fushatë që është e fokusuar në punën tonë, kemi bërë vetëm me takime me qytetarët në të gjitha qarqeve sepse kështu është mënyra më e mirë për të njohur hallet e qytetarëve. Kjo është fushata jonë, minimaliste, ne s’kemi nevoje që të lobojmë sepse s’kemi halle me Amerikën dhe të paguajmë lobime. Të gjithë ne jemi të lirë që të shkojmë në Amerika. Paguhen 6 milionë dollarë për lobim që për çdo shqiptar është e paperceptueshme për një interes personal për të kaluar oqeanin kjo lloj shume. Thuhet se kanë kontribuar persona që e duan atdheun, kam edhe unë njerëz emigrantë në Amerikë dhe e duan shumë vendin, po të paguhen 6 milionë dollarë është jashtë perceptimit të çdo njeriu’, tha ajo.

Pampuri u shpreh kundër një bashkëpunimi me Partinë Socialiste.

‘7 herë 7 bëjnë 313 dhe tani e ka bërë 6 milionë Rama, sepse ata të dy merrem vesh vet me njëri tjetrin. 7 herë e 7 bëjnë 313. Duke u ndalur tek fushata, për mua ka ecur mirë, e kemi nisur edhe me herët, që në fillim të marsit dhe kemi qenë në çdo cep të Tiranës. Me Ramën s’mund të konsiderohet asnjë bashkëpunim, ne bashkëpunojmë me çdo njeri që mbështet drejtësinë, që është në linjën e SHBA, këta do të kenë mundësin që të jenë pjesë e një grupi koalicioni paszgjedhor pas 11 majit me ne. SPAK-ut i besoj, s’do të ketë njeri mundësi që të prek votën dhe ta cenojë votën e lirë, nuk do të mendohet dy herë nëse dikush prek votën. Me bandat merret SPAK. Gjëja prioritare që duhet që të ketë çdo politikan është mbështetja që duhet që ti jap SPAK-ut’, tha ajo.

Teksa u ndal tek objektivi i koalicionit Euroatlantik në këto zgjedhje, Pampuri nuk preferojë që të parashikojë shifra.

‘Unë nuk dua që të parashikojë shifra, sepse nuk janë të sakta dhe le t’ja lënë shqiptarëve në dorë që të vendosin me votën e tyre. Unë kam parë edhe në zgjedhjet e kaluara që thonë në këtë kuti duhet që të jenë kaq dhe aq vota. Qytetarët duhet që të shprehin qëndrimin e tyre nëpërmjet votës. Dëgjojë shpesh në takime, dëgjojë të rinj që thonë do largohemi nga këtu, shtresa e mesme është tkurrur në maksimum dhe biznese që duan që të mbyllen sepse kanë taksa të larta’, tha ajo.

Artikulli paraprakKandidati i Koalicionit Euroatlantik, Naim Meta: 11 Maji – Dita Kur Elbasani Zgjohet!
Artikulli tjetër“Rama thotë 7×7, por nuk guxon të thotë 313-ën e korrupsionit”, Basha: E vërteta është arma jonë më e fortë, qëndrojmë për drejtësi dhe barazi para ligjit