Orjola Pampuri: Ish-të përndjekurit dhe pronarët janë shtylla morale e së djathtës shqiptare

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Orjola Pampuri, ka vënë theksin mbi rëndësinë që kanë shtresat e ish-të përndjekurve politikë dhe pronarëve për të djathtën shqiptare.

Në një deklaratë publike, Pampuri theksoi se këto dy kategori nuk janë vetëm baza tradicionale, por edhe shtylla morale dhe sociale mbi të cilën është ndërtuar e djathta në Shqipëri.

“Ish të përndjekurit dhe pronarët janë simboli i vlerave të lirisë, dinjitetit dhe respektit për pronën private, thelbi i së djathtës dhe rrugës sonë europiane,” u shpreh ajo.

Pampuri kritikoi ashpër mënyrën se si, gjatë këtyre 34 viteve tranzicion, ish të përndjekurit dhe pronarët janë lënë në harresë. “Në vend që të merrnin drejtësinë që meritojnë, u ballafaquan me një realitet ku funksionarët e regjimit të kaluar jo vetëm nuk u ndëshkuan, por edhe përfituan nga pushteti,” nënvizoi ajo.

Sipas Pampurit, pa kthimin e pronave tek pronarët e vërtetë dhe pa mbyllur kapitullin e pandëshkueshmërisë, Shqipëria nuk mund të ecë drejt integrimit europian.

Ajo bëri thirrje për një fund të tranzicionit dhe për një rikthim të vlerave të vërteta: “Vetëm duke bërë drejtësi për të kaluarën mund të ndërtojmë një të ardhme europiane për Shqipërinë.”

Pampuri i ftoi qytetarët të besojnë tek ndryshimi dhe të votojnë Koalicionin Euroatlantik me numrin 4 më 11 maj.

Postimi i plotë i Orjola Pampurit:

☑️Shtyllat kryesore, tradicionale të së djathtës, kanë qenë dhe jane ish të përndjekurit dhe pronaret.

☑️Këta dy grupe janë simbolikisht dhe realisht baza më e fortë morale dhe sociale mbi të cilën duhej te ndertohej e djathta.

1. Ish të përndjekurit politikë:

• Ish-të burgosurit, të internuarit, dhe familjet e tyre, që vuajtën represionin e diktaturës komuniste;

• Kërkojnë drejtësi për krimet e komunizmit, rehabilitim moral dhe kompensim për vuajtjet.

• E konsiderojnë të djathtën si përfaqësuese të idealeve të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe antikomunizmit.

2. Pronarët dhe trashëgimtarët e tyre:

• Janë të interesuar për rikthimin ose kompensimin e pronave të tyre dhe shohin të djathtën si mbështetëse të së drejtës së pronës private.

☑️Keto shtresa i japin të djathtës shqiptare një karakter të fortë antikomunist, pro-perëndimor (sidomos pro SHBA dhe BE) dhe konservator në vlera.

➡️Ndërkohë në Shqipëri ish të përndjekurit u lanë në harresë, nuk u ndjenë të përfaqësuar, pasi ish prokurorë, ish funksionarë të regjimit komunist nuk u dënuan kurrë, madje i bënë karshillëk shtresës së ish të përndjekurve duke patur pozita të larta e të pacënuar në asnjë moment. Pronarëve nuk iu rikthyen pronat, madje me një ligj të posaçëm u bë dhe më anarshi me to.

➡️Kjo ishte demokracia? Në 34 vite pamë të shpërblehen fëmijë, nipër e mbesa të ish funksionarëve në regjimin komunist, pronarët enden akoma gjyqeve për të drejtën e tyre themelore; pronat. Pa shkuar pronat tek pronarët e vërtetë ska integrim në BE.

➡️Tranzicioni duhet të marrë fund, bashkë me të dhe pandëshkueshmëria, vetëm kështu na hapen dyert për në Bashkimin Europian.

Beso tek Shqiperia.

Voto 4️ Koalicioni Euroatlantik.

⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️

Exit mobile version