Orjola Pampuri kujton “Epopenë e Dukagjinit”, sulmin ndaj kullës në Gllogjan

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Orjola Pampuri, nëpërmjet një postimi, ka përkujtuar 27-vjetorin e betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Familjes Haradinaj, e njohur si ‘Epopeja e Dukagjinit’.

“Kujtojmë me përulësi betejat dhe sakrificat, e ushtarëve të UÇK. Nderime për kontributin dhe sakrificën e familjes Haradinaj.” – shkruan ajo.

Më poshtë postimi i Pampurit:

27 vjet nga beteja e Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe e familjes Haradinaj, e njohur si ‘Epopeja e Dukagjinit’.

Më 24 Mars 1998, forcat serbe rrethuan Gllogjanin, duke zhvilluar një betejë frontale me UÇK, ku shënjestër mendohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj. Në këtë betejë ranë dëshmorë; Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj.

Kujtojmë me përulësi betejat dhe sakrificat, e ushtarëve të UÇK.
Nderime për kontributin dhe sakrificën e familjes Haradinaj.

Artikulli paraprakNga “ku është Luli” te “ku i ke shokët” – kur satira bëhet makth për Ramën
Artikulli tjetërE rëndësishme për flokët, lëkurën dhe sklerozën, zbuloni simptomash që shfaqen për shkak të mungesës së vitaminës B7