Orjola Pampuri: Mbështetja ndaj SPAK është prova e vërtetë e vullnetit politik për drejtësi

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Orjola Pampuri, kandidate e Koalicionit Euroatlantik, ka theksuar rëndësinë jetike të mbështetjes ndaj SPAK-ut nga çdo forcë politike, duke e cilësuar këtë mbështetje si një provë të qartë të vullnetit për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur në Shqipëri.

“Mbështetja ndaj SPAK është dhe duhet të jetë prioritet për çdo forcë politike”, u shpreh Pampuri. Ajo shtoi se çdo tentativë për ta penguar apo delegjitimuar punën e këtij institucioni duhet të marrë një përgjigje të qartë dhe të prerë nga qytetarët: ndëshkimin me votë.

Në vijim të deklaratës së saj, Pampuri theksoi se Shqipëria prej 34 vitesh po përpiqet të ndërtojë një sistem drejtësie të çliruar nga ndikimi politik, ku gjykatës dhe prokurorë nuk i shërbejnë interesave partiake, por ligjit dhe qytetarëve.

“Duke mbështetur SPAK, i japim fund pandëshkueshmërisë, hedhim themelet për një drejtësi totalisht të pavarur, ndërtojmë shtetin e së drejtës, dhe Shqipëria ka shpresë të jetë ndryshe”, theksoi kandidatja, duke përmbyllur me thirrjen për t’i dhënë fund tranzicionit 34-vjeçar përmes votës.

Postimi i plotë i Orjola Pampurit:

➡️ Mbështetja ndaj SPAK është dhe duhet të jetë prioritet për çdo forcë politike.
➡️ E kundërta, të vetmen përgjigje që do të duhet të marrë nga qytetarët është ndëshkimi me votë.
➡️ Ky vend ka 34 vite që vuan për një drejtësi të pavarur, ku gjykatës e prokurorë kanë qënë shpesh në shërbim të politikës.
✅ Duke mbështetur SPAK, i japim fund pandëshkueshmërisë, hedhim themelet për një drejtësi totalisht të pavarur, ndërtojmë shtetin e së drejtës, dhe Shqipëria ka shpresë të jetë ndryshe dhe mund t’i japim fund tranzicionit 34 vjeçar.

#ShqipëriaMeritonMëShumë
Voto 4️ Koalicioni Euroatlantik
✅ ORJOLA PAMPURI

Exit mobile version