Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Orjola Pampuri, ka vijuar me ritme të larta takimet intensive me qytetarët në kryeqytet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pampuri thekson rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me çdo qytetar dhe biznes të vogël, për të ndarë vizionin dhe programin e koalicionit për zgjedhjet e 11 majit.
Ajo nënvizon se Koalicioni Euroatlantik vjen me një plan konkret për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e sipërmarrjes së vogël dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Postimi i Orjola Pampurit:
Vijojmë takimet në çdo lagje të Tiranës, pranë çdo qytetari dhe biznesi të vogël, për t’i prezantuar me programin e Koalicionit Euroatlantik.
#ShqipëriaMeritonMëShumë
➡️ Voto 4 – Koalicioni Euroatlantik
✅ ORJOLA PAMPURI